Botë

Francës i ngutet të konfirmojë identitetin e të dyshuarit për vrasjen e Khashoggit

 

Autoriteteve franceze u është ngutur të mërkurën që të konfirmojnë identitetin e të dyshuarit për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Ai u arrestua të martën në aeroportin e Parisit.

Prokuroria franceze ka deklaruar se i dyshuari mund të mbahet deri të enjten në mëngjes, 48 orë pas arrestimit të tij në aeroportin Charles De Gaulle. Ai u arrestua me në urdhër-arrest të Turqisë nga viti 2019.