Botë

8 të vdekur e 419 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe 419 raste të reja nga 3,285 teste të kryera tek personat e dyshuar për koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 211 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 218,194 raste, prej të cilëve 204, 685 janë shëruar, kurse 7,688 kanë vdekur. Aktualisht vendi numëron 5,821 raste aktive me COVID-19.