Botë

Republika Sërpska diskuton për Kushtetutën e re

Foto: REL
 

Parlamenti i Republikës Sërpska (RS), më 10 dhjetor do të diskutojë rreth deklaratës me të cilën kërkon nga qeveria të përgatisë Kushtetutën e re të këtij entiteti në Bosnjë-Hercegovinë (BeH). Kushtetuta e re parasheh bartjen e disa prej përgjegjësive të shtetit të BeH-së ndaj RS-së, si entitet.

Bartjen e disa prej përgjegjësive të cilat, sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Dejtonit i takojnë Bosnjës ndaj Republikës Sërpska, kohëve të fundit e kishte paralajmëruar anëtari i Presidencës së BeH nga Republika Sërpska, Millorad Dodik, pasi që në Bosnjë me ligj u ndalua mohimi i gjenocidit.