Botë

Partitë gjermane nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit

Partitë e Qeverisë së ardhshme gjermane kanë nënshkruar të martën marrëveshjen zyrtare të koalicionit, një ditë para se Olaf Scholz ta pranojë detyrën e kancelarit nga Angela Merkel.

Marrëveshja e draftuar muajin e kaluar nga Socialdemokratët, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë ka marrë mbështetje të fuqishme prej anëtarësisë së tri partive. Kështu është trasuar rruga që Scholzi të zgjidhet të mërkurën në krye të Qeverisë së ekonomisë më të madhe në vend.

Koalicioni i ri do të ketë mbështetje solide në Parlamentin gjerman. Dokumenti prej 177 faqesh qysh në titull shpreh zotimin për më shumë progres.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes është mbajtur në muzeun e Berlinit “Futurium”. Përpjekjet për luftimin e ndryshimit klimatik do të jenë në krye të agjendës qeveritare për shkak të ngulmit të të Gjelbërve.

Në mesin e prioriteteve të tjera përfshihen edhe modernizimi i ekonomisë më të madhe të Evropës dhe zbatimi i politikave shoqërore më liberale. Megjithatë, lufta kundër pandemisë do të jetë beteja e parë e madhe.