Botë

Bideni sot pret telefonatën më të rëndësishme si president

Foto: AP
 

Presidenti amerikan, Joe Biden, të martën do të ketë një nga bisedat më të rëndësishme telefonike deri tash në presidencë. Ai do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, pak pas paralajmërimeve nga inteligjenca amerikane se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën në muajin e ardhshëm.

Sipas raportimeve, Bideni po kërkon një zgjidhje diplomatike pasi Rusia dërgoi 70 mijë trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën.