Botë

​Në Kroaci 68 të vdekur nga COVID-19, rreth 2.800 raste të reja

 

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 2796 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe kanë vdekur 68 persona, njoftoi sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive është gjithsej 29.478, prej tyre 2.381 pacientë në trajtim spitalor dhe 310 persona me aparate respiratore, transmeton agjencia Hina.