Botë

Omicroni shkakton rritje të hospitalizimeve në Afrikë të Jugut

Përhapja e variantit të ri të COVID-19, Omicron në provincën e Gauteng në Afrikën e Jugut ka shkaktuar rritjen më të madhe të shtrimeve në spital në krahasim me çdo valë të mëparshme të koronavirusit.

Vetëm Gauteng ka parë mbi 1,000 pranime në spital gjatë javës së kaluar, duke katërfishuar shifrën e regjistruar vetëm dy javë më parë, ndërsa Afrika e Jugut regjistroi gjithsej 1,802 shtrime në spital gjatë javës së kaluar deri të premten, që është dita e fundit për të cilën ka të dhëna.

Virusi gjithashtu duket të jetë më i transmetueshëm, me raste nga rreth 300 tre javë më parë në gati 7,000.

Rastet janë rritur me 408 për qind në vetëm një javë, ndërsa vdekjet u rritën nga tetë në 21 gjatë të njëjtës periudhë kohore, sipas shifrave të fundit.

Instituti Kombëtar për Sëmundjet Transmetuese të vendit regjistroi 16,366 raste të tjera të shtunën, me shumicën dërrmuese në provincën e epiqendrës Gauteng - një rritje prej 408 për qind nga fundjava e kaluar kur u regjistruan vetëm 3,220 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Nuk dihet se cili variant kanë qenë në rastet e reja të regjistruara.

"Virusi po përhapet jashtëzakonisht shpejt në Afrikën e Jugut. Rritja e rasteve është shumë më e madhe se në të kaluarën, kështu që duket se do të mund të përhapet shumë lehtël. Pothuajse të gjitha rastet që ne shohim në Afrikën e Jugut tani janë Omicron”, ka thënë Willem Hanekom, drejtor i Institutit të Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës në Afrikën e Jugut.