Botë

Afrohet Omicroni, arrin në Kroaci

Varianti më i ri i koronavirusit, i quajtur Omicron, është regjistruar edhe në Kroaci.

Instituti shtetëror kroat ka konfirmuar rastin e parë, duke thënë se rezultati është regjistruar nga një testim i krye më 1 dhjetor.

Personi që është infektuar me Omicron, ka njoftuar se ka pasur kontakt me një qytetar nga Afrika e Jugut.

Nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë në Kroaci kanë thënë se janë duke u testuar edhe mostra të tjera të dyshimta.

Konfirmimi i rastit me Omicron pritet të kthejë masa shtesë anti-COVID në Kroaci.

Omicroni është përhapur në shumë vende të botës, ndërsa tashmë edhe në Kosovë po pritet që të ashpërsohen masat për të parandaluar rreziqet e mundshme nga ky variant.