Botë

Policia në Bosnjë arreston shtatë persona të dyshuar për krime lufte

 

Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka arrestuar të premten, shtatë persona të dyshuar për krime kundër civilëve në periudhën e konfliktit më 1992-95, kanë thënë autoritetet e sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Ky grup është zënë në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac, është thënë në një deklaratë të agjencisë së sigurisë në këtë shtet.