Gjykimi i 47 aktivistëve pro-demokracisë në Hong-Kong, të akuzuar sipas ligjit të ri kundërthënës të Kinës, ka rinisur të hënën.
Aktivistët ndërmjet moshës 23 dhe 64-vjeçare akuzohen për konspiracion dhe përpjekje për ndikim në zgjedhje paraprake jozyrtare të mbajtura vitin e kaluar prej kampit pro-demokracisë për të përcaktuar kandidatët për kuvend në zgjedhjet që pastaj u shtynë.
Autoritetet kanë thënë se zgjedhjet paraprake ishin përpjekje e një komploti që synonte shtypjen e pakënaqësisë pas protestave antiqeveritare të vitit 2019. Pos kësaj, duke u bazuar në ligjin e ri të sigurisë, të imponuar nga Pekini, autoritetet kanë ndryshuar kriteret për zgjedhjet në Hong-Kong dhe mënyrën e krijimit të legjislaturës së re për të pasur shumicë prokineze.