Botë

Ndalohet një person, u kap në zonën e ndalimit në Çernobil

çernobili
Foto: Ilustrim
 

Është kapur një person pasi që është futur në zonën e ndalimit në Çernobil. Autoritetet njoftojnë se shtetasi i Bjellorusisë ka leje qëndrimi të përhershëm në Ukrainë, dhe i njëjti ka kaluar në zonën e ndalimit “për turizëm dhe rekreacion”, raportojnë mediat ruse.

Me ligjin në fuqi të Ukrainës, kalimi në zonën e Çernobilit, hapësirë e ndotur nga radioaktiviteti, pas shpërthimit të madh më 1986, është i ndaluar dhe i dënueshëm.