Botë

Filipinet synojnë të thyejnë rekord të vaksinimit

Filipinet po synojnë t'i vaksinojnë nëntë milionë njerëz kundër koronavirusit brenda tri ditëve. Kjo duke përdorur forca sigurie dhe mijëra vullnetarë për ta administruar programin.

Fushata e imunizimit u zvogëlua pasi herën e kaluar ishte vendosur të vaksinohen rreth 15 milionë, mirëpo kjo nuk u bë për shkak të hezitimit të njerëzve për t'i vaksinuar.

Tre milionë vaksinimi në ditë janë gati katër herë më shumë se mesatarja e 829.000 vaksinave ditore në nëntor, ka bërë të ditur autoritetet.

"Është më mirë të përgatitemi për efektet e Omicronit”, ka deklaruar zyrtari i administrimit të vaksinave.

Filipinet janë përballur me një nga shpërthimet më të mëdha të koronavirusit në Azi, dhe njëkohësisht me procesin e vaksinimit më të ngadaltë në rajon. Rreth 35.6 milionë banorë janë vaksinuar me dy doza, nga 110 milionë banorë sa ka.