Në 12 vjetët e fundit, të burgosurit e dy burgjeve rumune janë shndërruar në aktorë për teatrin e famshëm të Bukureshtit.
Vetëm sivjet kanë marrë pjesë më shumë se 700 të burgosur.
Festivali i të Burgosurve është organizuar nga Administrata Kombëtare e Burgjeve në Rumani.
Këtë vit, të burgosurit e burgjeve Jilava dhe Rahova kanë luajtur para një audience të vogël shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Ata janë pjesë e dy dramave që kanë për temë kohërat e vështira, paralele me kohërat e pandemisë.
“Mendoj se të gjithë ne kemi kaluar nëpër momente të vështira të jetës dhe tani edhe për shkak të pandemisë. Drama në teatër na ofroi një ndryshim. Ishte e vështirë për ne, sepse nuk dinim si të aktronim dhe si do të dukeshim në skenë, nëse do të ishim nervoz apo jo, por në fund emocionet kaluan”.
Mbrëmja ka nisur me trupën teatrore që përbëhej nga të burgosurit e Jilvas. Titulli i dramës së tyre ishte: “Të gjithë gabojmë”.
Me regji të Vishinel Balan, drama fton për një moment reflektimi.
“Drama ka të bëjë për sfidat që po përballemi dhe rreziku për të bërë gabime dhe situata të tilla mund të na ndodhin të gjithë neve. Është një retrospektivë që fillon me besimin që është vlera më e lartë njerëzore. Njeriu ekziston po pati besim”.
Përvoja teatrore është një lloj terapie për të burgosurit. Ata ndihmohen që të zbulojnë veten dhe të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin.
Drama e dytë e të burgosurve nga Rahova është adaptim i kryeveprës së Albert Camus, “Shtetrrethimi”.
Me këtë dramë shtjellohen egoja, pushteti, frika, kuraja, besimi dhe dashuria.
“Aktrimi është si të ngjitësh shkallët, sa më lart që shkon, aq më mirë bëhet dhe nisni të ndjeni gjërat, zbuloni gjëra dhe mësoni shumë të reja”.
Provat janë zhvilluar në burg, por prova finale është mbajtur në skenën e teatrit.
Pas mbylljes së perdeve, ata i presin automjetet e burgut që i kthen aktorët për të vuajtur dënimin e tyre.