Qytetarët në Zvicër sot kanë votuar për ndryshime në Ligjin COVID, që do të ofronte bazë ligjore për certifikatën COVID, e cila tregon nëse një person është vaksinuar apo është rikuperuar nga virusi.
Certifikata e vaksinimit ka shkaktuar zemëratë të madhe në Zvicër, siç ka shkaktuar në shumë pjesë të Evropës. Kështu që është vendosur të organizohet referendum sot, në një vend ku organizohen referendume shpesh për çështje të ndjeshme. Policia ka ngritur nivelin e sigurisë rreth disa politikanëve që janë përballë me kërcënime dhe fyerje.
Qendrat e votimit janë mbyllur në Zvicër në ora 12:00 sot, ndërsa rezultatet pritet për pak orë. Sipas sondazheve rreth 63 për qind e zviceranëve kanë votuar pro amandamentimit në Ligjin COVID.
Kundërshtarët thonë se certifikata, që është kërkuar nga shtatori për të pasur qasje në restorante dhe hapësira të mbyllura tjera për sporte e aktivitete tjera, po krijon një sistem aparteidi.
Policia sot bllokoi sheshin në hyrje të Qeverisë dhe parlamentit në Bern, duke parashikuar protesta të ndryshme.