Botë

Maskat nga java e ardhshme do të jenë obligative në Angli

Mbajtja e maskës do të jetë obligative nëpër shitore e transport publik në Angli nga dita e martë. Ministri i Shëndetësisë në Britani të Madhe, Sajid Javid, ka rikthyer masat pas shpërthimit të variantit të ri.

Ai ka thënë se nga e marta bartja e maskës nëpër dyqane dhe transport publik do të jetë e obligueshme. Shteti britanik gjithashtu ka ashpërsuar masat e udhëtimit, raporton BBC.

Të gjithë udhëtarët që vijnë nga 10 shtetet me rrezikshmëri të lartë, do të duhet të izolohen për 10 ditë. Britania të shtunën ka konfirmuar dy raste me variantin e ri të koronavirusit, i quajtur Omicron.