Botë

NASA nis raketën që do të përplaset me asteroidet

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka nisur një raketë në misionin për përplasje me një asteroid.

Ky mision do të shërbejë si test për të shkatërruar gurët e gjithësisë që në të ardhmen mund të kërcënojnë planetin Tokë. Teknika Dart është pjesë e projektit prej 330 milionë dollarësh. Nëse gjithçka shkon mirë, kutia eksploduese me peshë 540 kilogramë, do të përplaset me Dimorfin, asteroid me diametër 160 metra.

Përplasja e raketës me asteroidin mund të bëhet në shpejtësi prej 24 mijë kilometrave në orë në shtatorin e vitit të ardhshëm. Orbita e Dimorfit është më e madhe sesa asteroidi i quajtur Didymos. Këta gurë nuk paraqesin rrezik për Tokën, por u jep mundësi shkencëtarëve që të shohin efektin e përplasjes mes dy gurëve, pasi Dimorfi rrotullohet rreth tjetrit. Teknika Dart mund të përdoret për t’ia ndërruar kahen asteroidit me vjet ose dekada më herët para se ai t’i afrohet Tokës.

Shkencëtarët vazhdimisht janë në kërkim të asteroideve dhe matin drejtimin e tyre për të parë nëse mund të godasin planetin.

Raketës Dart do t’i duhen dhjetë muaj për t’u afruar tek asteroidet. Përplasja do të ndodhë 11 milionë kilometra larg Tokës.