Botë

Shpeshtohen protestat në Beograd kundër Vuçiqit

FOTO: AP
 

Më shumë se dy mijë persona kanë protestuar para ndërtesës së Presidencës serbe në Beograd. Protestuesit janë shprehur kundër vendimeve populiste të qeverisë së Aleksandar Vuçiqit, i cili është akuzuar për favorizimin e interesave të kompanive para interesave të qytetarëve të Serbisë.

Protestuesit kanë kërcënuar me bllokim të rrugëve gjatë ditëve të ardhshme nëse shteti miraton ligjin që lejon shfrytëzimin e tokave private që konsiderohen në interes publik. Protestuesit kanë kundërshtuar edhe përqindjen e daljes në votimet për referendum.