Të paktën 8 civilë kanë mbetur të vrarë e 17 të tjerë të lënduar, përfshirë këtu 13 nxënës, pasi një veturë eksplodoi në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, të enjten.
Shpërthimi ka ndodhur saktësisht në rajonin Hodan, në një hapësirë afër dy shkollave dhe po ashtu shumë pranë rezidencës së ish-presidentit Abdikasim Salat Hassan, raportojnë mediat lokale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se caku i sulmit ishte një veturë e blinduar e Kombeve të Bashkuara.
Kryeqyteti i Somalisë ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme me bombë, me dhjetëra të vrarë ose të plagosur.
Vargu i shpërthimeve ka qenë i lidhur me grupin famëkeq terrorist Al-Shabaab, i cili në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet.
Në fillim të marsit, më shumë se 20 njerëz u vranë dhe të paktën 30 u plagosën pas një shpërthimi vdekjeprurës makine në portat e një restoranti popullor jemenas.