Fëmijë dhe gra shtatzëna gjenden në mesin e së paku 27 migrantëve që kanë humbur jetën dje kur një varkë që po tentonte të kalonte Kanalin Anglez u fundos, raportojnë zyrtar qeveritar të Francës të enjten, njofton agjencia AP.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka njoftuar se janë arrestuar pesë të dyshuar të përfshirë në trafikim.
Fillimisht autoritetet franceze kishin dhënë shifra ndryshe. U raportua për 31 të vdekur. Por Darmanin të enjten ka thënë se shifra është 27. Varka me migrantë u fundos në afërsi të Calaisit, ndërsa po tentonte të arrinte në Britani.
Darmanin ka thënë se po punojnë për të zbuluar nacionalitetin e viktimave nga fundosja e barkës. Dy të mbijetuar po trajtohen për hipotermi. Një është irakian, e një tjetër somalez.
“Kanë vdekur gra shtatzëna dhe fëmijë”, ka thënë Darmanin, duke mos treguar numrin e saktë se sa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.