Botë

Ndalohen foshnjat në parlament, deputetet britanike të indinjuara

Foto: AP
 

Disa politikanë britanikë kanë kërkuar një ndryshim në rregullat e parlamentit të mërkurën, pasi një deputeteje iu tha se nuk mund ta sillte foshnjën e saj 3-muajshe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Deputetja Stella Creasy ka thënë se ka pranuar një letër nga autoritetet pasi e kishte marrë djalin e saj Pipin në një debat.