Botë

Pandemia përkeqësoi shkallën e demokracisë në mbarë botën

Descriptive Text

Në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore, thuhet se deri në gusht të vitit 2021, 64 për qind e shteteve kanë ndërmarrë masa kundër pandemisë, që janë konsideruar si “joproporcionale, të panevojshme apo joligjore”. Kjo organizatë, vlerëson se situata po përkeqësohet në shtetet që nuk janë demokratike. Regjimet autokratike janë bërë edhe “më të pacipa në represionin e tyre”, derisa liria e shprehjes është kufizuar dhe sundimi i ligjit është dobësuar

Demokracia po përkeqësohet në të gjithë botën, me shtetet që po ndërmarrin veprime jodemokratike dhe të panevojshme për të mbajtur nën kontroll pandeminë COVID-19, thuhet në një raport të publikuar të hënën.

“Shumë qeveri demokratike janë duke u kthyer prapa”, shkruan në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Zgjedhore (IDEA).

Në raport thuhet se deri në gusht të vitit 2021, 64 për qind e shteteve kanë ndërmarrë masa kundër pandemisë, që janë konsideruar si “joproporcionale, të panevojshme apo joligjore”.

Kjo organizatë, me seli në Suedi, tha se situata po përkeqësohet në shtetet që nuk janë demokratike. Regjimet autokratike janë bërë edhe “më të pacipa në represionin e tyre”, liria e shprehjes është kufizuar dhe sundimi i ligjit është dobësuar, thuhet në raport.

Dyfishohet numri i shteteve me regres demokratik

Sipas raportit të organizatës IDEA, numri i demokracive që kanë shënuar regres është dyfishuar në dekadën e fundit dhe veçanërisht janë përmendur Shtetet e Bashkuara, Hungaria, Polonia dhe Sllovenia.

“Kjo është koha që demokracitë të jenë të guximshme, inovative dhe të rigjallojnë veten”, tha sekretari i përgjithshëm i IDEA-s, Kevin Casas-Zamora.

Në raport thuhet se “këta dy vjet pas raportit tonë të fundit, nuk kanë qenë të mirë për demokracinë”.

“Në përgjithësi, numri i shteteve që lëvizën drejt autoritarizmit më 2020 tejkaloi numrin e shteteve që po shkonin në një drejtim demokratik”, thuhet në raport, duke shtuar se në dy vjetët e fundit, bota ka humbur të paktën katër demokraci ose përmes zgjedhjeve apo puçeve ushtarake.

Në raport thuhet se në mbi 80 shtete ka pasur protesta apo veprime të shoqërisë civile gjatë pandemisë, për shkak të masave të ashpra të qeverisë. Megjithatë, lëvizjet pro-demokracisë janë përballur me represion në Bjellorusi, Kubë, Esvatini, Mianmar dhe Sudan.

Raporti prej 80 faqesh nga organizata ndërqeveritare, misioni i së cilës është të avancojë demokracinë në mbarë botën, vuri në dukje “forcën e jashtëzakonshme të aktivizmit qytetar”.

Alarmi para Samitit amerikan të demokracisë

Image

Raporti vjen përpara “Samitit për demokracinë” virtuale të presidentit amerikan, Joe Biden, më 9-10 dhjetor, që synon t’i mbledhë liderët e qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat në atë që Bideni e ka konsideruar si një përballje globale kundër forcave autokratike në rritje


Raporti vjen përpara “Samitit për demokracinë” virtuale të presidentit amerikan, Joe Biden, më 9-10 dhjetor, që synon të mbledhë liderët e qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat në atë që Bideni e ka konsideruar si një përballje globale kundër forcave autokratike në rritje.

Sa i përket Evropës, në shtetet ku demokracia veçse ishte në rrezik, pandemia u përdor si arsyetim nga qeveritë për të dobësuar edhe më tej demokracinë. Qeveritë jodemokratike të Evropës – që sipas raportit janë ajo e Azerbajxhanit, Rusisë dhe Turqisë – kanë shtuar praktikat e tyre represive.

“Pandemia zgjeroi përçarjen para-ekzistuese midis demokracive me performancë të lartë në Evropën Perëndimore dhe homologëve më të dobët në Evropën Qendrore dhe Lindore”, tha Sam Van Der Staak, kreu i Programit Rajonal të Evropës.

Thellimi i ndarjes

“Kjo ndarje do të vazhdojë ta sfidojë unitetin e Evropës, pasi ajo gjithashtu përballet me presion më të madh nga jashtë nga superfuqitë jodemokratike. Por izolimi i saj i shtuar demokratik paraqet gjithashtu mundësi për integrim dhe bashkëpunim më të madh, pasi Evropa është e detyruar të marrë në konsideratë vlerën e demokracisë si forcën e saj thelbësore”.

“Kjo ndarje do të vazhdojë ta sfidojë unitetin e Evropës, pasi po ashtu përballet me presion nga jashtë të superfuqive jodemokratike”, shtoi ai.

Në Azi, sipas raportit të IDEA-s, Afganistani, Hong-Kongu dhe Birmania kanë vuajtur “nga vala në rritje e autoritarizmit”. Por, erozion demokratik ka pasur në Indi, Filipine dhe Shri-Lankë.

“Ndikimi i Kinës, i shoqëruar me autokracinë e saj, gjithashtu ka vënë në rrezik legjitimitetin e modelit demokratik”, thuhet në raport.

Në Afrikë, rënia e demokracisë “ka minuar përparimin e madh të shënuar në kontinent gjatë tri dekadave të fundit”.

Pandemia ka shtuar presionin mbi qeveritë për t'iu përgjigjur shqetësimeve në lidhje me qeverisjen, të drejtat dhe pabarazinë sociale, tha ai. Ai gjithashtu vuri në dukje grushtet e shtetit në Çad, Guinea, Mali dhe Sudan.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se gjysma e demokracive në kontinentin amerikan kanë pësuar erozion demokratik, me rënie të dukshme në Bolivi, Brazil, Kolumbi, El Salvador dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportit, pandemia e koronavirusit ka shtuar presionin ndaj qeverive që t’u përgjigjen shqetësimeve lidhur me qeverisjen, të drejtat dhe barazinë sociale.

Në raportin e IDEA-s, gjithashtu, thuhet se ka pasur rënie të demokracisë në Bolivi, Brazil, Kolumbi, El Salvador dhe Shtetet e Bashkuara.

Image