Botë

E bllokuar në baltë për katër ditë, evakuohet familja australiane

Pas katër ditësh e bllokuar në baltë, një familje ka arritur të shpëtojë në një zonë të largët të Australisë. Furgoni i familjes 4-anëtarëshe, u bllokua pas shiut të dendur rreth 150 kilometra nga Oodnadatta, qytet ky më i afërti në atë zonë

Ata kërkuan ndihmë për ditë me radhë por ekipi i shpëtimit tokësor tha se mund të vonohej për shkak të përmbytjeve, raporton BBC.

Të martën autoritetet dërguan një helikopter për t’i evakuuar.

“Familja po dërgohet në Coober Pedy për të qëndruar natën dhe më pas do të bëjnë aranzhimet e tyre të mëtejshme të udhëtimit”, kanë thënë autoritetet policore.