Botë

SHBA-ja obligon vaksinimin ose testimin javor në kompanitë e mëdha, nga 4 janari

Foto: AP
 

Dhjetëra miliona amerikanë të cilët punojnë në kompani me 100 e më shumë të punësuar, do të obligohen të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19, ose të testohen çdo javë, sipas rregullave të reja të vendosura nga Qeveria amerikane të enjten, e të cilat do të hyjnë në fuqi nga 4 janari i vitit 2022.

Kërkesat e reja janë lëvizja më e guximshme e administratës së Bidenit për të bindur amerikanët ngurrues që më në fund të marrin një vaksinë, që ka qenë gjerësisht e disponueshme për muaj të tërë, ose të përballen me pasoja financiare.