Së paku dhjetë persona kanë vdekur e dhjetëra tjerë ende mbesin të zhdukur, pas rrënimit të një ndërtese 22-katëshe në Lagos të Nigerisë.
Godina ishte ende duke u ndërtuar kur u shemb.
Trupat e kërkim-shpëtimit janë duke luftuar me kohën për të nxjerrë gjallë persona tjerë, raporton BBC. Ata kanë dëgjuar zhurma poshtë rrënojave. Nëntë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Ndërtesa është shembur të hënën, por ende nuk janë të qarta arsyet që çuan te shembja e saj.