Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja dyshon për manipulim të çmimeve

Komisioni Evropian ka nisur monitorimin e tregut të gazit pas ngritjes së dyshimeve për manipulim të çmimeve të energjisë, është bërë e ditur gjatë bisedimeve të ministrave të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Komisioni për Energji ka njoftuar se Departamenti i Konkurrencës ka nisur mbledhjen e dëshmisë për sjelljen e hisedarëve të tregut prej furnizuesve më të mëdhenj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrat e 27 shteteve anëtare kanë diskutuar se si mund të gjendet zgjidhja më e mirë për fluturimin e çmimeve ndaj konsumatorëve evropianë të energjisë, që besohet se ka ndodhur nga ngritja botërore e kërkesës për energji.

Vendet anëtare kanë kërkuar nga BE-ja që të rishikohen edhe politikat e programit të tregtimit të emetimeve, që lidhen me tarifat e kompanive që emetojnë gazra.