Policia anembanë botës ka arrestuar 150 të dyshuar, të përfshirë në tregtim ilegal të mallrave online, kanë bërë të ditur burime brenda agjencisë evropiane të policisë, “Europol”. Hetimi dhe aksioni kishin në cak shitësit që operonin në uebfaqen “DarketMarket”.
Ata ishin shënjestruar dhe po hetoheshin qysh prej muajit janar. Prokurorët gjermanë kanë thënë se “DarkMarket” ishte në thelbin e hetimeve.
Uebfaqja ishte kthyer në një mundësi për personat e ndryshëm nga mbarë bota për të tregtuar mallra ilegale. Bastisjet dhe arrestimet e policisë janë kryer në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Operacionet kanë rezultuar me arrestimet e personave që konsiderohen “caqe të profilit të lartë”.
Shumë prej arrestimeve janë kryer në Gjermani. Tregjet ilegale në internet ua mundësojnë trafikantëve të drogës që të shesin dhe të dërgojnë mallra me siguri të supozuar. Edhe në të kaluarën hetuesit ia kanë dalë që të arrestojnë operatorë të uebfaqeve të tilla.