Botë

Kreu i Kishës serbe e quan Republika Srpskan shtet

 

Kreu i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i ka shtuar benzinë situatës në Bosnjë-Hercegovinë, pasi e ka quajtur Republika Srpskan shtet. Ai të dielën mbajti një liturgji në Prijedor, qytet në Republika Srpska, ndërkohë që incizimin e fjalimit të tij e ka hedhur në YouTube, partia e Milorad Dodikut. Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnjës, kohëve të fundit ka intensifikuar punët për siç ka thënë ai kthimin e asaj që i takon Republika Sprskas. Ai ka paralajmëruar sisten të ndarë tatimor nga Sarajeva zyrtare si dhe themelimin e ushtrisë së Republika Srpskas.

Deklarata e Profirijes është pritur me zemërim e reagime në Bosnjë, që e kanë cilësuar luftënxitëse. Në fakt, roli i kësaj kishe vlerësohet i madh në Serbi dhe te serbët. I tillë ishte edhe gjatë luftërave të viteve ’90.