Botë

Shefi i OBSH-së: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i jep fund

 

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë "kur bota të vendosë t'i jep fund", pasi "të gjitha mjetet" për të luftuar virusin janë tani në dispozicion, deklaroi sot shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke përsëritur thirrjet e tij për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës. .

“Pandemia do të përfundojë kur bota të vendosë t’i jep fund, është në duart tona, të gjitha mjetet e nevojshme janë në dispozicion”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë në Berlin.