Botë

Së paku një i vdekur e shtatë të lënduar pas një sulmi me bombë në Ugandë

Foto: BBC
 

Së paku një person ka vdekur dhe shtatë janë lënduar pas një sulmi me bombë në kryeqendrën e Ugandës, Kampala, raporton BBC. Autoritetet e Ugandës dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Shpërthimi ka ndodhur të shtunën mbrëma në një bar, ndërsa qytetarët janë parë duke vrapuar nëpër rrugë të tmerruar.