Botë

Gjenden shtatë trupat e të burgosurve që vdiqën në përleshje me bandat në Ekuador

 

Shtatë trupat e të burgosurve të vdekur në Ekuador janë gjetur së fundmi, nga gjithsej 119 sa vdiqën muajin e kaluar pas një përleshjeje mes bandash. Autoritetet njoftojnë se trupat e pajetë u gjetën në burgun Penitenciaria del Litoral, që ndodhet në qytetin jugor të Guayaqui. Ky burg është i njohur si ndër burgjet më të dhunshme në këto anë.

Trazirat që u shkaktuan muajin e kaluar pos viktimave, lanë edhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet thonë se janë duke u marrë me tërë rastin, me qëllim të zbardhjes së tij, raporton Reuters.