Botë

Sulm me bombë në Afganistan, një fëmijë në mesin e viktimave

Dy persona kanë vdekur pas një shpërthimi me bombë në Afganistan të shtunën. Autoritetet njoftojnë se në mesin e viktimave është një fëmijë, derisa të lënduar kanë mbetur të paktën katër persona të tjera.

Bombat shpërthyen në lindje të vendit, derisa një automjet i grupit taleban po kalonte, shkruajnë mediat e huaja.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e afërt derisa ende askush s’ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Sulmet me bombë janë shpeshtuar në Afganistan që kur forcat talebane rimorën pushtetin.