Botë

Dënohet me 6 vjet burgim pronarja e qëndrimit ditor që fshehu 26 fëmijë në bodrum

Foto: AP
 

Pronarja e një biznesi për qëndrim ditor të fëmijëve në Kolorado të SHBA-së është dënuar për fshehjen e 26 fëmijëve në bodrum të shtëpisë së saj, para dy vitesh.

Carla Faith është dënuar me gjashtë vjet burgim pasi disa prej prindërve kanë deklaruar se fëmijët kanë pësuar trauma, përfshirë këtu probleme me gjumin dhe ankth.