Botë

97 për qind e afganëve rrezikojnë të zhyten në varfëri të skajshme

Descriptive Text

Fabrika jashtë Kabulit në këtë periudhë të vitit kishte të gjitha tullat e shitura. Mirëpo që prej marrjes së pushtetit nga talebanët, më shumë se 2 milionë tulla kanë mbetur pa u shitur.

Nga muaji gusht kur talebanët morën kontrollin e Kabulit dhe formuan qeverinë, Afganistani është përballur me varfëri dhe uri të thellë.

Kjo krizë ka bllokuar edhe ekonominë lokale, si fabrikën e tullave. Kombet e Bashkuara kanë parashikuar se 95 për qind e popullsisë afgane janë në krizë të urisë, ndërkaq 97 për qind e tyre rrezikojnë varfërinë e skajshme.

Talebanët deri më tani kanë dështuar që të realizojnë transformimin dhe të nisin këndelljen e shtetit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë miliarda dollarë fonde si pjesë e sanksioneve ndërkombëtare kundër talebanëve.

Për shkak të kësaj bllokade është pamundësuar rrjedhja e transaksioneve ndërkombëtare. Kjo gjë ka kërcënuar edhe tregtinë me shtetet e huaja, burim ky kyç për ekonominë e Afganistanit.