Botë

7 të vdekur e 411 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur shtatë persona si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë regjistruar 411 raste të reja me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoni janë 6,107 raste aktive.