Botë

Koreja e Jugut lanson raketën e saj Nuri në hapësirë

Koreja e Jugut ka lansuar për herë të parë në hapësirë një raketë të prodhuar nga vet ajo. Raketa Nuri është lansuar në hapësirë, në tentimin e Koresë së Jugut për t’iu bashkuar garë për eksplorim të hapësirës.

Raketa është lansuar nga Goheung rreth 500 kilometra nga kryeqendra Seoul. Ajo lëshoi në orbitë një satelitë të rremë 1.5 ton.

Koreja e Jugut është vendi i shtatë që ka dërguar me sukses një raketë në hapësirë.

Kjo vjen pasi gara për armë mes Koresë së Veriut dhe Jugut vazhdon të nxehet. Të dyja kanë bërë testime të armëve të reja së fundi.

Nuri ka kushtuar rreth 1.6 miliardë dollarë për t’u ndërtuar. Peshon rreth 200 tonë dhe është 47.2 metra e gjatë. Është e pajisur me gjashtë motorë me lëndë djegëse të lëngshme.

Koreja e Jugut planifikon të bëjë katër lansime të reja të Nurit deri në vitin 2027.