Botë

Putini s’do të marrë pjesë në Samitin e Klimës

 

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 në Glasgow, është bërë e ditur sot.

Asnjë arsye nuk u dha për vendimin për të mos marrë pjesë, por një zëdhënës i Kremlinit tha se ndryshimi i klimës është një përparësi “e rëndësishme” për Rusinë.