Palestinezët u përleshën me policinë izraelite në një vend tubimi popullor jashtë Jeruzalemit, ndërsa mijëra festuan një festë islame - një përsëritje e dhunës në fillim të këtij viti që çoi në luftën 11-ditore të Gazës.
Policia izraelite tha se palestinezët hodhën gurë mbi policinë dhe autobusët publik pranë Portës së Damaskut që çonte në Qytetin e Vjetër. Ata thanë se 22 të dyshuar u arrestuan.
Më parë, mijëra palestinezë kishin marshuar përgjatë mureve të Qytetit të Vjetër dhe ishin ndalur te porta, ku një grup luajti himnin kombëtar palestinez. Ata vazhduan në xhaminë Al-Aksa, ku dhjetëra mijëra u lutën për nder të ditëlindjes së Profetit Muhamed.
AP raportoi se dhjetëra yë rinj bërtisnin në drejtim të policisë dhe gjuanin shishe uji, ndërsa policia hodhi mjete për shpërndarjen e tyre.