Koreja e Veriut ka lansuar të martën raketë balistike të nisur nga nëndetësja drejt ujërave në brigjet detare të Japonisë.
Ushtria e Koresë Jugore ka njoftuar se Feniani zyrtar e ka prezantuar këtë raketë gjatë muajit janar, duke e përshkruar si “arma më e fuqishme në botë”. Lansimi ka ndodhur disa javë pasi që Koreja e Jugut kishte zbuluar një armë të ngjashme.
Veriu ka ndërmarrë një mori testesh me raketa javëve të fundit, përfshirë atë të disa raketave hipersonike dhe me rreze të gjata. Disa nga këto teste i shkelin haptas sanksionet e rrepta ndërkombëtare. Vendi e ka të ndaluar në mënyrë specifike testimin e raketave balistike, si dhe armët bërthamore. OKB-ja i konsideron raketat balistike më kërcënuese sesa raketat lundruese, ngase ato mund të mbajnë ngarkesa më të fuqishme, kanë rreze më të gjatë veprimi dhe mund të fluturojnë më shpejt.