Botë

11 fëmijë mbyten gjatë pastrimit të lumit në Indonezi

11 nxënës u mbytën dhe 10 të tjerë u shpëtuan gjatë një ekskursioni shkolle për pastrimin e lumit në Provincën Java të Indonezisë, thanë zyrtarët.

Zyrtarët lokalë thanë se 150 nxënës nga një shkollë e mesme islame po merrnin pjesë në pastrimin e së premtes përgjatë brigjeve të bregut të lumit Cileueur kur 21 prej tyre ranë në ujë.

"Moti ishte i mirë dhe nuk pati përmbytje," tha Deden Ridwansyah, shefi i Zyrës së Kërkimit dhe Shpëtimit në Bandung. “Ata fëmijë që u mbytën mbanin duart e njëri-tjetrit. Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët e ndoqën", tha Ridwansyah.

Banorët aty pranë dhe një ekip shpëtimi arritën të shpëtojnë 10 nga studentët, të cilët u dërguan në një spital aty pranë, raporton AP.

Studentët nuk kishin veshur pajisje noti. Disa raporte thanë se ata po përpiqeshin të kalonin lumin, kur ranë brenda.

Shirat shkaktojnë rrëshqitje të shpeshta toke dhe përmbytje të mëdha në Indonezi, ku miliona njerëz jetojnë në zona malore ose pranë fushave të përmbytjeve.