Botë

Qytetarët e rrahin për vdekje burrin nga Kenia që kishte vrarë fëmijë

Masten Wanjala, që ka pranuar se ka vrarë disa fëmijë në Kenia, është rrahur për vdekje nga një turmë njerëzish. Ai ishte arratisur nga stacioni policor, derisa një grup banorësh e gjurmuan në një shtëpi në qytetin Bungoma. Aty u rrah rëndë dhe më pas u konfirmua vdekja e tij, raporton BBC.

Wanjala kishte pranuar se u jepte djemve drogë dhe se në rrethana të caktuara ua pinte gjakun atyre. Ai ishte paraqitur shpeshherë si trajner futboll, me qëllim të joshjes së viktimave.

"Ligji i xhunglës i zbatuar nga fshatarët e zemëruar është mbizotërues", kanë thënë nga Drejtoria e Hetimeve Penale.