Botë

Princi William kritikon miliarderët: Në vend se të shkoni në hapësirë, rregulloni Tokën

Descriptive Text

Princi William ka kritikuar disa prej njerëzve më të pasur në botë, të cilët siç ka thënë, po përdorin pasurinë e tyre për të financuar garën për të udhëtuar në hapësirë dhe turizmin në hapësirë, në vend se të provojnë tu japin fund problemeve në planetin Tokë.

William ka shprehur pakënaqësitë e tij në këtë drejtim, gjatë një interviste për BBC-në të enjten, një ditë pasi aktori i famshëm hollivudian, William Shatner u bë njeriu më i vjetër në botë që udhëtoi në hapësirë, përmes raketës se themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos.

“Ne kemi nevojë që disa prej mendjeve më të mëdha të botës të mundohen të riparojnë këtë planet, jo të shikojnë mundësitë për të gjetur një planet tjetër për të shkuar dhe jetuar”, ka thënë William, i cili është i dyti me radhë, në frontin mbretëror britanik.

Aktori 90-vjeçar, Shtner, i njohur më së shumti për rolin e tij të kapitetin James T.Kirk, në seritë televizive të viteve 1960 “Star Trek”, ka bërë të mërkurën një udhëtim 10 minutësh në hapësirë, me raketën “Blue Origin” të njeriut të dytë më të pasur në botë, Jeff Bezos.

Ndërkohë edhe njeriu aktualisht më i pasur në botë, themeluesi i Teslas, Elon Musk, dhe miliarderi tjetër Richard Branson, janë duke investuar paratë e tyre në linjat e tyre të hapësirës.

I pyetur nëse është i interesuar që të bëhet një turist i hapësirës, William ka deklaruar se nuk ka aspak interesim për këtë.