Botë

Kim Jongu përballet me padi për skemën “parajsa në tokë”

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un duhet të paguajë dëmet për skemën 1959-84 nga ku mbi 90.000 njerëz u shpërngulën aty nga Japonia, është thënë në një seancë gjyqësore në Tokio.

Më vonë, kjo lëvizje nga disa u vlerësua si “kidnapim shtetëror”.

Pesë persona që morën pjesë dhe më vonë u arratisën nga Koreja e Veriut, kanë kërkuar 880.000 dollarë secili, shkruan BBC.

Ata nuk presin që Kim të shfaqet apo të paguajë dëmet, por shpresojnë se një vendim mund t’i ndihmojë në negociatat në të ardhmen.

Mijëra koreanë u larguan për në Japoni – shumica kundër dëshirës së tyre – gjatë sundimit të saj kolonial nga viti 1910 deri më 1945. Shumica dërrmuese e njerëzve të përfshirë në skemën e risistemimit ishin koreanë etnikë që iu shit një vizion i “Atdheut” si “parajsë” dhe disa partnerë japonezë shkuan bashkë me ta.