Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut publikoi një video të një demonstrimi të forcës dhe shkathtësive nga ushtria e vendit para udhëheqësit të saj, Kim Jong-un.
Në video shihen “ushtarët e çeliktë” veri-koreanë që thyejnë blloqet me kokë, këpusin zinxhirët, goditen me çekan e demonstrime të ndryshme ekstreme.
Gjithë këtë e bëjnë në prani të liderit Kim Jong-un dhe zyrtarëve të shumtë shtetërorë.
Përveç forcës, ushtarët demonstruan edhe aftësitë në arte marciale.
Mediat në Korenë e Veriut raportuan se prezantimi u bë për t'u treguar armiqve se ushtria e tyre do të "mbrojë paqen e tyre me grushte çeliku", shkruan BBC-ja.
-
14 tetor 2021 12:26
-
Shpërndaje në: