Së paku 46 të vdekur në Tajvan, shkaqet e zjarrit nuk dihen

Së paku 46 të vdekur në Tajvan, shkaqet e zjarrit nuk dihen
Së paku 46 persona kanë mbetur të vdekur nga zjarri i fuqishëm që kaploi një ndërtesë në jug të Tajvanit.
Ndërtesa 13-katëshe u përfshi nga flakët në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq zjarrfikësit tajvanezë kanë thënë se zjarri brenda pak sekondash ka kapluar të gjithë ndërtesën.
Autoritetet kanë bërë të ditur se 32 trupa të pajetë janë dërguar në morg nga ndërtesa e djegur, ndërkaq 14 persona të tjerë që nuk kanë shfaqur shenja jete, ishin në mesin e 55 personave të dërguar në spital.
Pas lokalizimit të zjarrit, autoritetet kanë nisur kërkimin e të mbijetuarve apo të të vdekurve të tjerë.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë zbardhur, porse dëshmitarët e rastit kanë thënë të kenë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm rreth orës 3 të mëngjesit.
Ndërtesa është ndërtuar para 40 vjetësh. Katet e poshtme ishin shndërruar në dyqane, të cilat janë bërë shkrumb e hi.
Së paku 24 të vdekur e 79 të lënduar pas një zjarri në një bllok ndërtesash në Tajvan
Së paku 24 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë kanë marrë lëndime serioze pasi një bllok i ndërtesave u përfshi nga zjarri në Tajvan.
Banesat u përfshinë nga zjarri në qytetin e Kaohsiungut në orët e para të mëngjesit të së enjtes thanë zyrtarët.
Zjarrfikësve u mori më shumë se katër orë kohë për ta shuar zjarrin.
Departamenti i zjarrit i ka thënë se BBC-së se 79 persona janë dërguar në spital përfshirë 14 të cilët janë në gjendje serioze.
Shkaqet e zjarrit janë të paqartë dhe hetuesit janë në vendin e ngjarjes.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Greqi, tre emigrantë të vdekur pasi gomonja përplaset për një shkëmbi
Tërmet në New York

Katër të arrestuar në Turqi për krijim të panikut lidhur me tërmetin

Inteligjenca britanike: Rusia nisi operacione të mëdha, por i mungojnë trupat

OKB: Numri i të vdekurve në Turqi mund të shkojë në 20,000

Boeingu planifikon t’i shkurtojë rreth 2,000 vende pune

Fotografitë që tregojnë shkatërrimin në Turqi e Siri

Pamjet nga droni tregojnë shkatërrimin pas tërmetit në Turqi

Shkon në mbi 5000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Pse shumica e demokratëve i thonë jo Bidenit

Gaziantepi, shtëpia e refugjatëve kthehet në gërmadhë
