Botë

Treni godet për vdekje tre emigrantë në Francë që dyshohet se po flinin nën binarë

Tre emigrantë kanë vdekur dhe një është lënduar rëndë pasi janë goditur nga treni në jug-perëndim të Francës, raporton BBC.

Autoritetet kanë njoftuar se emigrantët ishin të shtrirë nën binarë, kur treni i ka goditur mëngjesin e së martës.

Rrethanat e aksidentit ende mbesin të paqarta, pavarësisht se Policia ka nisur hetim. Kryebashkiaku i Ciboures tha se lokacioni ishte i njohur si rrugë tranziti për emigrantët.

Identiteti i viktimave dhe i të lënduarit ende nuk është bërë i ditur, derisa jozyrtarisht thuhet se janë algjerianë.