Botë

9 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën

Nëntë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të shtunën, ndërsa nga 4.926 testime, 344 persona kanë rezultuar pozitivë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 339 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në 180.791.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 194.575 raste pozitive dhe 6.817 persona të vdekur.

Numri aktual i rasteve aktive është 6.967.