Botë

Shpërthim i papritur i vullkanit në Indonezi, lëndohen 10 turistë

Të paktën dhjetë persona janë plagosur pas erupsionit të fuqishëm të vullkanit në ishullin indonezian Java.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare për menaxhim me katastrofat, Sutopo Purwo Nugroho ka thënë se krateri Sileri i vullkanit Dieng Plateau deri në 50 metra në ajër ka nxjerrë lavë dhe tym.

Shpërthimi i papritur ka ndodhur sot në mesditë sipas kohës lokale, kur të paktën 17 turistë ishin në afërsi të kraterit.

Të paktën dhjetë nga të plagosurit u shtruan në spital.

Vullkani Dieng Plateau në rrethin Banjarnegara është një destinacion i njohur turistik në Java. Klima e përshtatshme dhe tempujt hindu nga shekulli i nëntë janë atraksionet kryesore turistike që ndodhet në një lartësi mbidetare prej rreth 2.000 metrash.

Ky është një nga rreth 130 vullkanet aktive në Indonezi që ndodhet në pllakën tektonike aktive e njohur si "Unaza e Zjarrë e Paqësorit".