Shkatërrohet nga zjarri kampi i refugjatëve sirianë në Liban

Shkatërrohet nga zjarri kampi i refugjatëve sirianë në Liban

02 July 2017 22:03

Një person ka vdekur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një zjarri të madh i cili u përhap në një kamp të refugjatëve sirianë në Liban.

Agjencia e refugjatëve e OKB-së ka thënë për Reuters se në kamp ishin të strehuar 102 familje, transmeton Koha.net.

Libani ka të regjistruar një milion refugjatë sirianë, megjithatë thotë se janë të sigurt që numri është më i madh, dikur 1.5 milionë.

Shumë sirian që janë zhvendosur vitet e fundit jetojnë në kampe të improvizuara.

Dana Sleiman nga UNHCR thotë se zjarri ka ardhur si pasojë e një dhome gatimi, por megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë.

Prej 93 tendave që ishin në kamp, vetëm 3 prej tyre mbetën pa u shkatërruar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme