Botë

Sllovenia pezullon vaksinën J&J pas vdekjes së 20-vjeçares

Foto: AP
 

Sllovenia ka pezulluar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson derisa po heton vdekjen e një 20-vjeçareje, ndërsa mijëra protestues kanë filluar të mblidhen në protesta kundër vaksinës për COVID-19.

Pezullimi do të vazhdojë deri kur ekspertët të përcaktojnë nëse ka lidhje mes vdekjes së saj nga sulmi në tru dhe vaksinën që mori, raporton AP.