Botë

Koreja e Veriut teston një raketë, reagon ajo e Jugut

 

Mëngjesin e së martës, Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër drejt detit në brigjet e saj lindore, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut.

Raketa e hedhur për testim ndodhi pasi ambasadori i Veriut i tha OKB-së se askush nuk mund t’ua mohojë të drejtën për vetëmbrojtje dhe testim të armëve. Në fillim të këtë muaji Pyongyangu, kryeqytet i Koresë së Veriut, ka testuar raketat balistike dhe ato lundruese.